21:20 / E Martë, 20 Shtator 2022 / AR

Xheisara rrëfehet si asnjëherë më parë: U martova dhe u ndava pas një viti

Xheisara Frisku ka qenë e ftuar së fundmi në programin “Rudina”, ku ka folur për jetën e saj personale. Ajo ka treguar të vërtetën e fotove të saj që qarkulluan në rrjet, e cila u shfaq e veshur me fustan nusërie.

Xheisara ka thënë se ka qenë e martuar e më pas është divorcuar brenda vitit.

“Ke thënë që je martuar, nuk e di ka qenë shaka apo e vërtetë, më pas ke thënë që je ndarë, si ka qenë historia?” – e pyeti Rudina.

“Është një gjë që realisht nuk do doja ta flisja fare. Jam martuar dhe jam ridivorcuar. Ishte një dasmë e lezetshme”, tha ajo. “Për një vit u pendova… Sapo kam bërë një vit, thashë unë…Në të njëjtën ditë e lashë” , shtoi këngëtarja më tej.

Një ndër ngjarjet që u komentua më shumë në media-t rozë më herët, ishte aludimi se këngëtarja ishte pikërisht shkaku i ndarjes së Romeo Veshajt nga Jonida Maliqi. Lidhur më këtë situatë, Xheisara ka reaguar më herët duke thënë se me Romeon nuk kanë patur ndonjëherë ndonjë gjë, ndërkohë që e ka takuar pas daljes nga “BB VIP” si porosi të Donaldit.

‘’Jam robi që kam më shumë skandale. Unë me Romeon nuk kam asnjë gjë, e kam shumë xhan atë djale, është shumë i mirë dhe e respektoj shumë. E kam takuar pas daljes sime nga Big Brother. Donaldi më tha ma ta tako Romeon dhe unë absolutisht që do takoj Romeon meqë m’u dha rasti. Por që e kam xhan, është djalë i mirë dhe nuk kam pasur kurrë asnjë lloj raporti’’, u shpreh këngëtarja.