13:14 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Xheku”: Ndikimi i politikës në arsim, fajtori për rezultatet e PISA-s

PISA dje ka publikuar rezultatet e testit në të cilën Kosova u rendit e treta nga fundi.

Ky rezultat dëshpërues për arsimin kosovar ka bërë që të ketë reagime të shumta nga figura të ndryshme publike, shkruan Indeksonline.

Është aktori i mirënjohur, Naser Rafuna, ai i cili i ka komentuar këto rezultat përmes një statusi në InstaStory.

Ai është shprehur se në arsim po ndikon politika në vend, prandaj Kosova ka dalë me këtë rezultat.

“PISA, Kosovën e paraqiti të fundit… sepse ndikimi politik në arsim e ka knaq ktuhën”, ka shkruar Rafuna.

Ndryshe, aktori mbetet një prej emrave më të dashur dhe më aktiv në skenën e aktrimit në vend./Indeksonline/