14:53 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Xheli i aloe vera përshpejton rritjen e flokëve

Xheli i Aloe Vera ka veti kuruese dhe është baza e shumë produkteve kozmetike.

I pasur me vitamina, antioksidantë dhe enzima natyrale, xheli natyral i aloes ndihmon në hidratimin e skalpit të kokës duke mbajtur lagështirën dhe yndyrën natyrale të flokut.

Për më tepër aloe vera është një antibakterial natyror, antimikrobik dhe anti-inflamator, dhe ka përbërjen kimike të keratinës nga çfarë përbëhet floku.

Mënyra e duhur si duhet përdorur ky xhel është shumë i thjeshtë. Me ndihmën e një luge duhet ta merrni direkt nga bima dhe ta aplikoni në të gjithë gjatësinë e flokut. Nëse i keni flokët e gjata, duhet të lyeni vetëm rrënjët dhe majat.