22:10 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Xhemaili futbollisti i parë me nënshtetësi zvicerane që mund të transferohet në Kinë

Që nga korriku i vitit 2019 ish ylli i Milanit dhe trajneri i Kombëtares italiane, Roberto Donadoni ka qenë trajner në Shenzshen FC në ligën kineze.

Kurse gazeta zvicerane, Blick ka zbuluar se Blerim Xhemaili është afër transferimit në Kinë.

Dhe ai mund të jetë futbollisti i vetëm me nënshtetësi zvicerane që transferohet në Kinë. Po ashtu Blerimi është futbollisti i ëndrrave për trajnerin Donadoni pasi që kanë punuar së bashku në Bolonjë.

Kina do të ishte një eksperiencë tjetër për mesfushorin 33 vjeçar, i cili ka luajtur në ligat më të forta si Italia, Anglia, Turqia, Zvicra dhe SHBA./Indeksonline/.