13:28 / E Enjte, 20 Qershor 2019

Xhengiz Rexhepi rikthehet në Kosovë, merr drejtimin e skuadrës së Superligës

Trajneri i mirënjohur shqiptar nga Maqedonia, Xhengiz Rexhepi do të rikthehet në Kosovë.

Trajneri i cili tre muaj më parë u largua nga Llapi tashmë do të marr drejtimin e Dukagjinit të Klinës.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar drejtori i Dukagjinit, Fabian Veseli.

Dukagjini është rikthyer në Superligë pas 16 vitesh derisa më parë ka triumfuar në këtë garë. /IndeksOnline/