11:44 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Xhensila dhe Ardiani, të parët në Zvicër

Artistët shqiptarë po arrijnë suksese çdo ditë e  më shumë në vende të ndryshme të Evropës.

Kënga shqipe po dëgjohet edhe përtej kufijve shqiptarë e kjo na bën të ndihemi mjaft krenarë.

Një nga këngët që është duke u dëgjuar në Zvicër është hiti i ri nga Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj “Panorama”.

Kënga është renditur e para në listën e më të kërkuarave në Youtube në shtetin zviceran.

Këtij lajmi i janë gëzuar dy artistët, të cilët e kanë ndarë më adhuruesit në rrjetet sociale.

Ndërsa kënga deri tashti ka arritur mbi 3 milionë klikime në Youtube./Indeksonline/

View this post on Instagram

??#1 ?❤️ @xhensilamyrtezaj

A post shared by Ardian Bujupi (@ardianbujupi) on