15:52 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Xhensila si asnjëherë më parë, në bikini duket në top formë!

Xhensila Myrtezaj njihet për zërin e ëmbël dhe unik, por edhe si një femër seksi.

Madje pas lindjes së vajzës Ajka, këngëtarja ka rikthyer linjat menjëherë duke u bërë edhe më joshëse se më parë.

Këto forma të trupit ajo i ka treguar më së miri në projektin e fundit që solli dje (e premte) në bashkëpunim me këngëtari nga Kosova, Ardian Bujupi.

Artistët sollën këngën “Panorama” që tashmë ka kaluar shifrën e 1 milion klikimeve në kanalin Youtube.

Përveç këngës që ka ritëm dhe i shkon për shtati stinës së nxehtë të verës , ajo që ishte dhe më e nxehtë ishte Xhensila.

Në skenat e klipit Xhensila vjen seksi në bodysuit, madje vë një tjetër skenë ajo shfaqet vetëm në robdishan. Ishin linjat e përkryera të artistët që ranë në sy, të pasmet e formësuar dhe barku i sheshtë.

Disa fotografi nga prapaskenat e videoklipit solli së fundi vet ajo në llogarinë e Instagramit e që dukej më në formë se kurrë më parë.

Ndryshe, kujtojmë që ky është bashkëpunimi i dytë i Xhensilës dhe Ardianit./Indeksonline/