17:26 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Xherdan Shaqiri reagon pas fitores së Liverpoolit, 2-1 përballë Leicesterit

Liverpooli i ka përfunduar me bilanc të 100%-të katër ndeshjet e para në Premier League.

Sot, ”Të Kuqtë” arritën ta mposhtin Leicester Cityn me rezultat, 2-1 në ”King Power Stadium”.

Golat për mysafirët i shënuan Sadio Mane dhe Roberto Firmino, teksa golin për vendasit e shënoi Rachid Ghezzal, transmeton IndeksOnline.

Në këtë ndeshje, trajneri, Jurgen Klopp ia besoi disa minuta edhe mesfushorit gjilanas, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri u inkuadrua në minutën e 71-të, dhe përmes një postimi në rrjetet sociale, reprezentuesi zviceran ndihet i lumtur me fitoren si dhe me mbështetjen e tifozëve.

”Fitore e rëndësishme sot. Tifozët mysafir ishin të mrekullueshëm. Tani në ekipin Kombëtar”, shkroi Shaqiri në Twitter./IndeksOnline/