75 Mall Live Search
15:12 / E Hënë, 02 Dhjetor 2024 / L K

Xhihadistët pushtojnë villën e Bashar Al-Asad (Pamje)

Lufta civile po ndizet sërish në Siri . Rebelët xhihadistë kanë pushtuar qytetin e Alepos ditët e fundit.

Të dielën në mbrëmje, kanali i lajmeve Al Jazeera transmetoi pamjet që tregojnë se si xhihadistët morën kontrollin e një prone që thuhet se i përket Bashar al-Assad.

Pas kapjes së qytetit të madh të Alepos nga rebelët sirianë, presidenti Bashar al-Assad mund të llogarisë në mbështetjen e forcave shiite në rajon për një kundërofensivë të planifikuar.

Të hënën mbrëma, rreth 200 luftëtarë nga milicitë irakiane kaluan kufirin në Siri.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime për një përshkallëzim midis Rusisë dhe Turqisë, secila prej të cilave ndjek interesat e veta në Siri./Indeksonline/