15:39 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Xhimshiti pranë largimit nga Atalanta, kjo është skuadra e tij e re

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë do të mbetet pjesë e elitës së futbollit italian.

Berat Xhimshiti duket se po kërkon një ekip ku të mund të luajë më shumë.

Mbrojtësi i përfaqësueses sonë është aktivizuar pak me Atalantën këtë sezon.Klubi i tij i ka ofruar rinovimin por duket se ai do të largohet.

Sipas mediave italiane e interesuar për qendërmbrojtësin është Frosinone, e cila po lufton për të qëndruar në Serie A.

Përforcimi i mbrojtjes shihet si një mundësi më shumë për të qëndruar mes më të mirave për ekipin që mban vendin e 19-të në Serie A.

Sipas të gjitha gjasave në janar Xhimshiti do të ndërrojë skuadër.