11:34 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Atalanta – Inter: Publikohen formacionet zyrtare, starton dyshja shqiptare

Ndeshja, Atalanta – Inter e hap ditën e dielë në Serie A, pas katër takimeve të zhvilluara të premten djhe dje.

Në Bergamo, Atalanta është nikoqir i Interit në kuadër të ndeshjes së sotme në Serie A.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora, 12:30, teksa për vendasit starton dyshja shqiptare, Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti, transmeton IndeksOnline.

Interi, ndërkohë vjen nga barazimi, 1-1 me Barcelonën në Champions League, dhe synon ta vazhdojë ecurinë e fitoreve në Serie A.

Atalanta (3-4-1-2): Berisha; Toloi, Djimsiti, Mancini; Hateboer, de Roon, Freuler, Gosens; Gomez; Ilicic, Zapata.

Inter (4-3-3): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Asamoah; Gagliardini, Brozovic, Vecino; Politano, Icardi, Perisic./IndeksOnline/

Temat: