16:29 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Xhinse “skinny” këtë vjeshtë, kombinime perfekte për t’u veshur me stil

Një prej modeleve të preferuara të të gjithëve, xhinset e ngushta janë rikthyer këtë vjeshtë, madje është trendy më dominues së asnjëherë më parë.

Pas disa sezoneve me xhinsemë të gjera, të drejta, kjo vjeshtë do të vijë si një rikthim te modeli i preferuar. Xhinset e ngushta, në fakt, kanë një rol shumë të rëndesishëm në gardërobë, madje janë edhe veshja më praktike që ne zgjedhim menjëherë.

Kur është fjala për kombinimet, bluzat dhe xhaketat elegante janë zgjidhje e menjëhershme. Por jo vetëm ato.