15:16 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Xhudistët i bashkohen kampanjës për luftimin e koronavirusit

Ekipi Olimpik i Kosovës i xhudos ka pozuar me letër të bardhë për t’i bashkuar kampanjës së rrjeteve sociale me “hashtag-et” RriNShpi, BëjSport dhe Kënaqu.

Kampanja për t’i motivuar të gjithë qytetarët të qëndorjnë nëpër shtëpi gjatë kohës sa zgjat kriza e koronavirusit po mbahet duke krijuar foto dhe video nga shtëpia, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe.

“Letra e bardhë simbolizon dërgimin e mesazhit të paqes në botë”, thuhet në postimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Kujtojmë, ekipi i Kosovës në xhudo do të jetë në vitin tjetër pjesë e Lojërave Olimpike në Japoni.