09:20 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Xiaomi kalon Samsung për tu bërë prodhuesi më i madh në Indi

Prodhuesi Kinez Xiaomi shkurorëzoi  Samsung në Indi si prodhuesi më i madh i telefonëve në vend. Firma Kineze e cila mendohet se ka një vlerë prej 100 miliard dollarësh, rënditet i pari në tregun e dytë më të madh në botë.

Këtë e konfirmojnë të dhënat që vinë nga Canaly dhe Counterpoint kur Xiaomi zotëron 27% të tregut, një avantazh i vogël ndaj Samsung me 25% të tregut.

Sipas dy firmave Samsung humbi terren përballë Xiaomi pasi ky i fundit shfrytëzoi hapësirën e lënë të telefonëve 240 dollarësh me seritë Redmi.

Por është ekspertiza e Samsung që do të mbajë kompaninë të kyçur në një duel të ashpër me Xiaomi në vitet e ardhshme në Indi.

Segmenti i telefonëve 150-240 dollarë është ai me rritjen më të shpejtë sot në botë.