18:56 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Yaya Toure: Dua të kthehem në ligën angleze

Ish mesfushori i Manchester City, Yaya Toure foli për mediat britanike për të ardhmen e tij dhe dëshirën e tij që të rikthehet në Angli.

“Unë do të doja të kthehem në Premier League, por kjo varet nga propozimi dhe ekipi. Unë nuk dua të luaj përgjithmonë; mendoj se mund të qëndroj në nivele të caktuara edhe për dy vjet. Unë thjesht pres dikë të më jepni mundësinë”, tha ai.

Ai u bashkua me Manchester City pas nja transferimi nga Barcelona, e te klubi anglez edhe i kaloi 8 vite, duke pasur 316 paraqitje dhe duke shënuar 79 gola, e po ashtu e ndihmoi klubin t’i fitoj tre tituj të ligës angleze.

/Indeksonline/.