75 Mall Live Search
10:28 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Yaya Toure vendos për të ardhmen

Yaya Toure do të mbetet te Manchester City të paktën deri në fund të sezonit, shkruan indeksonline.

Pas thashethemeve se futbollisti i Bregut të Fildishtë do të largohet gjatë afatit të janarit, ka reaguar axhenti i tij, Dimitri Selçuk.

Ai në një prononcim për Sky Sport ka raportuar se klienti i tij do të fitoj Premierligën për të tretën herë me Cityn.

“Gjithçka është mirë në ekip, njëqind për qind do të qëndrojnë sepse ai do të jetë kampion i Premier Ligës për herë të tretë. Ai gjithashtu po ofron përvojën e tij për lojtarët e rinj që janë në klub “, tha Selçuk .

Manchester City po ecën shumë mirë në Premierligë dhe për momentin është skuadra më e qëndrueshme në Evropë, ku pas 19 ndeshjesh nuk ka pësuar asnjë humbje.

Të martën, lojtari gjithashtu njoftoi kthimin e tij në te Bregut të Fildishtë , i cili nuk është kualifikuar për Kupën e Botës në Rusi vitin e ardhshëm. /IndeksOnline/