YE trondit me deklaratën e fundit, mohon letrën ndaj Kim Kardashian dhe thotë se gjithçka ishte “mashtrim”
Një kthesë e papritur ka dalë në dramën mes Kanye West dhe Kim Kardashian, pasi reperi tani po pretendon se letra ligjore e raportuar si e dërguar nga ai është në fakt një “mashtrim”.
Më herët këtë të premte, një raport i TMZ pretendonte se Kanye kishte dorëzuar një letër “cease and desist” (ndalim veprimesh), duke akuzuar yllin e reality show-t për shfrytëzimin e katër fëmijëve të tyre, transmeton Indeksonline.
47-vjeçari fitues i Grammy ka pasur përplasje të përsëritura me Kim, 44 vjeçe, për bashkëprindërimin e fëmijëve të tyre—North (11), Saint (9), Chicago (7) dhe Psalm (5)—duke pretenduar se atij po i mohohet koha me ta.

Në mars, ai shkaktoi reagime të forta me disa postime në rrjete sociale, ku ankohej se një “grua e bardhë” kishte kontroll mbi fëmijët e tij me ngjyrë.
Në këngën e tij të fundit, publikuar të enjten, West e ashpërsoi më tej retorikën, duke thënë se beteja e tij për kujdestarinë me Kim “e ka bërë atë nazist”.
Të premten, TMZ raportoi se Kanye kishte dërguar një letër ligjore duke akuzuar Kim se kishte lënë vajzën e tyre North në një makinë të parkuar ndërsa ajo po hynte në Met Gala.
Por tani, një zëdhënës i Kanye ka deklaruar se artisti nuk ka dërguar një letër të tillë dhe se TMZ “ra pre e një mashtrimi”.



