22:56 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Yjet e estradës e mbështesin Arianën për deputete

Ariana Musliu – Shoshi kandidon në zgjedhjet e 6 tetorit, në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës me numrin 30, shkruan Indeksonline.

Ajo ka marrë një vëmendje të madhe në publik, si një vajzë e përgatitur në nivel të arsimit dhe me një përvojë të madhe, ajo prej më shumë se 12 vitesh punon në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku nga viti 2007 është udhëheqëse e njësisë për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Shkollimi i saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka përgatitur Arianën që ajo të ketë potencialin e duhur, që të kontribojë si deputete e ardhshme në Kuvendin e Kosovës.

Ajo po merr mbështetje të madhe edhe nga yjet e estradës shqiptare.

Ka qenë reperi i njohur Ledri Vula por edhe këngëtarja e njohur Kida që kanë dalur në mbështetje të kandidates Ariana Musliu – Shoshi. /Indeksonline/