Yjet mbështetesin Demi Lovaton, pasi këngëtarja thyen heshtjen mbi mbidozën
Jennifer Lopez, Luis Fonsi dhe disa emra tjerë të njohur kanë dalë në përkrahje të këngëtarës së njohur Demi Lovato, e cila po kalon një periudhë të vështirë jetësore, shkruan Indeksonline.
Me 24 Korrik, Lovato u gjet pandjenja në shtëpinë e saj në Hollywood, pasi që kishte marrë mbi dozë të lëndëve narkotike.
Deri gjatë ditës së djeshme këngëtarja ka qëndruar e heshtur por dje vendosi ta thyej heshtjen me një postim në rrjetin social Instagram.
“Gjithmonë kam qenë transparente me udhëtimin tim me varësin ndaj lëndëve narkotike. Ajo se cfarë kam mësuar është se kjo sëmundje nuk zhduket ose fshihet me kalimin e kohës. Është diçka që duhet ta kapërcej dhe ende nuk e kam bërë” shkroi Demi Lovato në postimin e saj.
Pas postimit të saj shumë emra të njohur komentuan duke i dhënë mbështetje yllit muzikorë.
“ Oh e dashur… të dërgoj dashuri” shkroi Jennifer Lopez në komentin e saj.
“Femër e bukur. Inspirim për miliona” shkroi këngëtari i njohur britanez Sam Smith.
“Ne të duam” ishte komenti i artistit të hitit “Despacito”, Luis Fonsi.
Para se të kishte problemin me lëndët narkotike këngëtarja u nda i dashuri i saj Wilmer Valderrama, me të cilin ishte në lidhje për 6 vite. /Indeksonline/