19:47 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Yjet më të njohura të botës bashkohen në një vend

Kampionati i bejsbollit ‘The 2018 World Series’, ka mbledhur disa nga emrat më të njohur të Hollywood-it.

Një numër i madh i adhuruesve të këtij sporti ishin mbledhur për ta ndjekur nga afër ndeshjen, në mesin e kësaj turne shiheshin shumë fytyra të njohura, shkruan Indeksonline.

Jennifer Lopez së bashku me të dashurin e saj Alex Rodriguez, Jimmy Kimmel, Matt Damon dhe James Franco ishin vetëm disa nga të pranishmit në ulëset VIP.

Vëmendjen më të madhe në këtë ndeshje bejsbolli e morrë edhe ish-çifit, aktorët Ben Affleck dhe Jennifer Garner të cilën u shfaqën në shoqëri të njëri tjetrit vetëm pak kohë pasi që dyshja nënshkruan divorcin./Indeksonline/