19:50 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Yll Limani befason adhuruesit për ditëlindjen e tij, lanson këngën e re “Buzët e kuqe”

Yll Limani sot po feston ditëlindjen e 26-të, dhe pikërisht në këtë ditë të veçantë vendosi të iu bëjë adhuruesve një dhuratë.

Këngëtari i njohur publikoi këngën e shumëpritur “Buzët e kuqe”, të cilën e solli bashkë me videoklipi.

Për tekstin e këngës u kujdes vet artisti, ndërsa beatin nga BigBad Beats, kurse mix/masterin e ka punuar Lorenc Aliaj.

Më poshtë kënga bashkë me videoklip, që me siguri do të pritet mirë nga fansat e tij./Indeksonline/