Ylli brazilian drejt transferimit te Manchester United, trajneri i Atalantas konfirmon bisedimet
Manchester United është afër transferimit të mesfushorit të Atalantas, Ederson.
Emisarët e ”Djajve të kuq” ditëve të fundit kanë qëndruar në itali, ku kanë përparuar në bisedime për yllin brazilian, shkruan IndeksOnline.
Bisedimet i ka konfirmuar edhe trajneri i Atalantas, Raffaele Palladino, i cili ka folur për mosinkuadrimin e Ederson në ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinës.
“Ederson nuk luajti sot sepse ka negociata konkrete me një klub të nivelit të lartë”, ka deklaruar Palladino.
Marrëveshja mes klube duket afër, me Manchester United që pritet të marr një vendim përfundimtar shumë shpejtë./IndeksOnline/

