15:30 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Arsenalit mungon kundër Leicesterit

Futbollisti i Arsenalit, Sokratis do të mungoj në ndeshjen e Premierligës kundër Leicester të hënën.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i skuadrës, Unai Emery, shkruan indeksonline.

“Lojtarët po kthehen tani, vetëm Sokratis kishte një problem, një lëndim të vogël”.

“Ndoshta për të hënën është e vështirë [për të luajtur]. Të tjerët janë në rregull”.

Mbrojtësi qendror dëmtoi kyçin e këmbës në ndeshjen ndërkombëtare ndërsa përfaqësonte Greqinë në humbjen 2-1 në Finlandë. /IndeksOnline/