Ylli i Bologna-s humbet Evropianin pas një lëndimi
Njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të Bologna-s, do humbas Kampionatin Evropian këtë verë.
Bëhet fjalë për skocezin Lewis Ferguson, i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Monzës dhe pritet të mungojë për rreth 6 muaj.
Lojtari skocez, ka qenë një ndër lojtarët kyç të Bologna-s këtë sezon, ku ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 4 asiste me skuadrën e drejtuar nga Thiago Motta, që po lufton për pozitat që do ta dërgojnë në Ligën e Kampionëve.
Kujtojmë që, Skocia u kualifikua në Kampionatin Evropian që do mbahet këtë verë, në Gjermani dhe do luajë në ndeshjen hapëse ndaj nikoqirëve. /IndeksOnline/