09:05 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Ylli i Dritës grushtoi kundërshtarin, pritet dënim i rëndë

Liridon Leci i Dritës pritet të përballet me pasoja të rënda pas ndeshjes kundër Trepça ’89.

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka njoftuar se Leci ka grushtuar futbollistin kundërshtar, Hasan Hyseni dhe ka fyer rëndë gjyqtarët.

Ky është njoftimi i FFK-së:

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

Ndaj lojtarit të KF “Drita”, Liridon Leci me nr lic 13 dhe nr ID 000540M85 (motivi – pas përfundimit të ndeshjes derisa zyrtarët e ndeshjeve shkonin në zhveshtore në hyrje të korridorit, lojtari i sipërpërmendur fyen dhe kërcënon gjyqtarët,  ku edhe  tenton ta kapë për dore gjyqtarin anësor G.Hyseni, por ky  i shmanget kontaktit. Më pas lojtari në fjalë fillon të ofendojë me fjale me banale në prani të gjyqtarëve. I njëjti ka sulmuar edhe lojtarin kundërshtar me nr 7 H. Hyseni, duke e goditur me grushte disa herë në fytyrë dhe si pasojë ky i fundit ka  lëndime të dukshme në fytyrë, në ndeshjen KF Drita – KF Trepça ‘89, e zhvilluar në Gjilan me datë 21 .04.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.