75 Mall Live Search
11:30 / E Enjte, 26 Mars 2026 / AR

Ylli i filmave për të rritur shtatzënë për herë të parë, bën të papriturën

Ylli i filmave për të rritur, Bonnie Blue, është në pritje të fëmijës së saj të parë dhe ka njoftuar se planifikon t’ua zbulojë fansave këtë lajm.

Ndër idetë që ajo ka paraqitur është nxjerrja në ankand e të drejtës për të zgjedhur emrin e foshnjës, gjë që ka tërhequr shumë vëmendje, por gjithashtu ka ngritur më tej dyshime nëse ajo po thotë të vërtetën për shtatzëninë, transmeton Indeksonline.

Blue, e famshme për pretendimin se ka fjetur me 1,057 burra brenda një dite, në një përpjekje për të thyer një rekord botëror jozyrtar, tani dëshiron t’i ofrojë emrin e fëmijës së saj të palindur kujtdo që ofron më shumë para.

Duke folur për US Weekly, ajo tha: “Do të doja shumë ta nxirrja emrin e foshnjës në ankand, mendoj se do të ishte vërtet argëtuese”./Indeksonline/