22:20 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Ylli i Francës mund të jetë i Man United në 24 orët e ardhshme

Përfaqësuesit e Manchester United janë vendosur të takohen me AS Monaco në 24 orët e ardhshme mbi transferimin e Djibril Sidibe. Transferimi i Sidibes sipas mediave franceze mund të jetë gati në orët e para të së dielës.

Kështu së paku është plani i skuadrës së madhe angleze.

Raportohet se oferta e Manchester United, dëshira e futbollistit dhe çmimi i pranuar nga Monako janë tri gjëra që përputhen dhe se zyrtarizimi mund të ndodhë në 24 orët e ardhshme.

Sidibe është i ftuar nga selektori Deschamp për Botëror dhe se Monako mund t’i takoi të kaluarës./Indeksonline/