15:02 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ylli i futbollit s’i harron hitet e Ermalit dhe në Rusi

Ermal Fejzullahu ka fansa shqiptarë kudo në botë. Një nga ta është edhe ylli i futbollit, Odise Roshi.

Futbollisti i skuadrës ruse Akhmat Grozny ka publikuar një video ku dëgjohet duke dëgjuar hitet e Ermal Fejzullahut.

Nga Moska e largët, Roshi duket se me këngët e Ermalit kujton vendlindjen dhe aromën shqipe nga atje.

Ermali pritet që së shpejti të ketë një dhuratë për fansat ngase është në përgatitje të projekteve të reja./Indeksonline/