11:03 / E Martë, 27 Shkurt 2024 / L K

Ylli i futbollit suedez shtrihet në spital, probleme serioze në tru

Kristoffer Olsson, futbollisti që ka luajtur 47 ndeshje për Suedinë është shtruar në spital pas problemeve serioze me shëndetin.

Mesfushori i Midtjylland dodhet në spital për më shumë se një javë dhe me frymëmarrje të asistuar pasi humbi vetëdijen më 20 shkurt në shtëpi.

“Olsson humbi ndjenjat në shtëpi të martën, më 20 shkurt dhe u transferua në Spitalin Universitar Aarhus, ku është shtruar dhe i lidhur me një aparat respirator. Ai është prekur nga një sëmundje në dukje akute e lidhur me trurin. E gjithë familja suedeze e futbollit mendon për ty dhe shpreson që të shërohesh shpejt” thuhet në njoftimin e skuadrës daneze.

Olsson ka qenë pjesë e akademisë së Arsenalit në Angli, ndërsa ka luajtur edhe për AIK, Krasnodar e Anderlecht./Indeksonline/