00:04 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Ylli i Interit jep shpresë: Shihemi në Ligën e Kampionëve

Milan Skriniar ka shprehur bindjen se do t’ia dalë që me Interin të luajë në Ligën e Kampionëve dhe ka siguruar tifozët që e ardhmja e tij nuk varet nëse ekipi ia del të shkojë në Champions.

Reprezentuesi i Sllovakisë ka qenë zbulimi i këtij viti tek Interi, pas transferimit nga Sampdoria dhe shumë shpejt është kthyer në një lojtar shumë të dashur nga tifozët e ekipit edhe për faktin që ka refuzuar të largohet gjatë janarit kur ka pasur oferta nga Manchester City e Barcelona.

“Kur kam ardhur këtu, kam pranuar që çmimi i paguar për mua ishte shumë i lartë. Tani e shoh se ka shkuar edhe më shumë”, ka thënë Skriniar për Gazzetta dello Sport.

“Kam dëgjuar që ka pasur interesim nga klube të tjera për mua, por unë jam i fokusuar këtu dhe mendoj vetëm për këtë skuadër”. “E ardhmja ime nuk varet nëse Interi do të luajë në Ligën e Kampionëve apo jo, por unë jam i bindur se ne do t’ia dalim që të kualifikohemi për sezonin tjetër”.

“E dua këtë fanellë dhe qytetin. I kam thënë “po” Interit pa asnjë hezitim që në momentin kur më ka ardhur oferta”, ka përfunduar ai.

Temat: