15:19 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ylli i ‘Joker’ baba për herë të parë, zbulohet domethënia emocionuese e emrit të bebit

Joaquin Phoenix dhe partnerja e tij, Rooney Mara, janë bërë prindër për herë të parë. Ndonëse dyshja nuk ka konfirmuar gjë, lajmi u zbulua nga regjisori Victor Kossakovsky.

Gjatë Festivalit të Filmit Zyrih 2020, Kossakovsky foli pas shfaqjes së dokumentarit bardhë e zi, “Gunda”, në të cilin Joaquin shërbeu si producent ekzekutiv.

“Ai sapo është bërë baba meqë ra fjala. [Ka ardhur në jetë] një djalë i bukur i quajtur River.” – tha Kossakovsky (via Guardian).

Siç duket, emri është dedikim për vëllain e ndjerë të Joaquin. River Phoenix, një tjetër yll filmash, ndërroi jetë në moshën 23-vjeçare si pasojë e një mbidoze aksidentale droge. Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga vdekja e River (1993), bota vijon ta përmendë dhe ta dojë njësoj si atëherë kur e quajti talentin e tij fenomenal.

Ylli i ‘Joker’ baba për herë të parë: Zbulohet

“Ndjej se në çdo film që unë bëj ekziston një lidhje me River-in, në një mënyrë a në një tjetër. Mendoj se të gjithë e ndjejmë prezencën dhe përkujdesin e tij në jetët tona,” u shpreh Joaquin në janar, në një intervistë për “60 Minutes”. “Ndjenja e hidhërimit mund të vijë nga hiçi. Mund të jem duke i dhënë makinës dhe krejt papritur, e ndjej. S’mund të bëj gjë tjetër veçse ta mirëpres.”

Ylli i ‘Joker’ baba për herë të parë: Zbulohet

Joaquin dhe aktorja amerikane Rooney Mara janë bashkë që prej vitit 2016. Ata u fejuan në korrik të 2019-s.