08:25 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Juventusit lihet jashtë për duelin me Valencian

Juventusi e ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjen ndaj Valencias, ku Federico Bernardeschi është lënë jashtë.

Sulmuesi nuk ka luajtur që nga 27 tetori për shkak të lëndimit, dhe ishte detyruar të largohej edhe nga Kombëtarja italiane.

Dje, Maxi Allegri ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjen e sotme në Champions League, transmeton IndeksOnline.

Image result for bernardeschi

Dhe shihet se Bernardeschi nuk është ftuar as për këtë ndeshje.

Përndryshe, Juventusi ka nevojë vetëm edhe për një barazim që ta sigurojë kualifikimin tutje në Champions League.

Skuadra e plotë e Juventusit:

Szczesny, De Sciglio, Chiellini, Benatia, Pjanic, Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Cuadrado, Mandzukic, Kean,Bonucci, Cancelo, Pinsoglio, Perin, Rugani, Bentancur./IndeksOnline/