Ylli i Juventusit pritet të mungojë kundër Young Boys
Pauly Dybala raportohet se mund të mungojë për Juventusin në Champions League në ndeshjen ndaj Young Boys.
”Zonja e Vjetër” përballet nesër me Young Boys, megjithatë Dybala pritet të rikuperohet me kohë për ndeshjen e fundjavës.
Dybala pësoi lëndim në kyçin e këmbës pas një ndërhyrje nga Mario Rui të shtunën, që rezultoi me karton të kuq për mbrojtësin e Napolit, transmeton IndeksOnline.
Sipas ItaSportPress, Maxi Allegri dëshironte të startonte me Dybalan në mungesë së Cristiano Ronaldos.
Nesër, Ronaldo do t’i mungojë Juventusit për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen hapëse ndaj Valencias në këtë kompeticion.
Megjithatë, Allegri ka në dispozion Juan Cuadradon dhe Federico Bernardeschin për sulm në mungesë të Dybalas dhe Ronaldos./IndeksOnline/