10:51 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ylli i Juventusit zyrtarizohet te Roma, ndodhë shkëmbimi

Ekipi i Romës ka arritur marrëveshje me Juventusin për shkëmbimin e dy lojtarëve.

Mbrojtësi i majtë, Spinazzola nga sot do të jetë pjesë e ekipit të Romës. Ndërsa Luca Pellegrini është transferuar në Juventus si pjesë e marrëveshjes.

Oferta e Romës ishte Pellegrini plus 10 milionë euro për të transferuar Spinazzolan.

Pellegrini nuk arriti që të gjej vetën në 11-shën e parë të Romës, duke u paraqitur vetëm gjashtë herë sezonin e kaluar.

E njëjta histori ishte edhe për Spinazzolan i cili kishte problem që të zinte vendin e Alex Sandros./Indeksonline/