18:54 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Ylli i Kosovës dhuron spektakël në një ndeshje futsalli në Danimarkë

Besar Halimi ishte në top formë me ekipin e Brondbyt në një ndeshje futsalli të zhvilluar këtë javë në Danimarkë.

Në turneun e KMD Cup të zhvilluar në Aarhus, Brondby i Besar Halimit arriti në finale, ku u mposht nga skuadra e AaB, transmeton Insporti.

Skuadra e Halimit e pësoi 4:2 në finale, duke e fituar vetëm medaljen e argjendtë në këtë turne, por ishte një gol i Halimit ai që u shndërrua në një prej momenteve më të përfolura nga kjo garë.

Lëvizjet e 24-vjeçarit para se të shënonte golin spektakolar, së fundmi kanë pushtuar rrjetet sociale.

Golin e bukur të Halimit mund ta shikoni në videon e mëposhtme.

View this post on Instagram

??????

A post shared by Besar Halimi (@10bessi) on