Ylli i Kosovës: Na nënçmuat, ne flasim në fushë (FOTO)
Kosova ka mposhtur Shqipërinë me rezultat 3-0 në ndeshjen miqësore që u zhvillua Zvicër.
Pas ndeshjes ka reaguar mesfushori, Herolind Shala duke bërë një deklaratë interesante, shkruan indeksonline.
“Na nënçmuat? Në rregull ne flasim vetëm në fushë, ne jemi KOSOVA dhe pritni gjëra të mëdha në të ardhmen. Faliminderit bashkëatdhetarë për përkrahjen e madhe. Të dua vendlindja ime!”, ka shkruar Shala në Facebook.
Herolind Shala ka luajtur gjashtë ndeshje me Shqipërinë dhe shtatë të tjera mepërfaqësuesen kuq e zi U21. /IndeksOnline/