22:25 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Kosovës, në mesin e pesë më të mirëve në FIBA Europe Cup

Janë kompletuar edhe ndeshjet e rrethit të dytë në FIBA Europe Cup këtë javë.

Pas fitores ndaj Cherkasky Mavpyt, KB Prishtina mposhti edhe Steaua Bucurestin këtë javë.

Dhe tani FIBA ka emëruar pesë lojtarët më të mirë të kësaj jave në Europe Cup, transmeton IndeksOnline.

Ndër ta është edhe fantazisti i Kombëtares së Kosovës, i neutralizuari, Scott Bamforth.

Ai ishte njeriu kryesor se pse Dinamo Sassari fitoi ndaj Szolnokit me rezultat, 98-94.

Në këtë ndeshje, Bamforth shënoi 25 pikë, bëri 4 kërcime dhe 5 asistime./IndeksOnline/