12:47 / E Hënë, 23 Tetor 2023 / L K

Ylli i Lazios i shpëton jetën agjentit të tij serb, djemtë e pronarit të Zvezdës i bën pritën si në filma

Ylli i Lazios, Adam Marusic është përballur me një skenë terrori në Beograd. Gjithçka ka ndodhur pas ndeshjes Serbi-Mali i Zi, në kualifikimet për Evropian.

Agjenti i lojtarit, serbi Uros Jankoviq ka rënë në një pritë kriminale.

Në një darkë familjare, një grup kriminal e ka sulmuar me mjete të forta dhe armë menaxherin e njohur të futbollistëve, Uros Jankoviq.

“Më sulmuan mua, Marusic, gruan dhe nënën e tij. Disa sulmues më goditën me armë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Theva mollëzën dhe këmbën e majtë. Shoferi im u përpoq të largohej, më pas u godit nga një makinë që vinte nga ana e kundërt. Nuk arrita të hipja as në automjet, më sulmuan nga pas. Adam Marusic ka ndërhyrë në mes duke u përplasur me kriminelët. Atij iu drejtua arma në fytyrë, por nuk u frikësua. Ne ishim të rrethuar nga disa makina” ka thënë agjenti i rrahur në dëshminë e tij.

Të dyshuarit për organizimin e këtij krimi janë djemt e drejtor të Zvezdës, Zvezdan Terzi. Ata janë marrë në pyetje në prokurorinë e Beogradit.

Pavarësisht rastit të rëndë që ka përjetuar, Marusic ka qenë të shtunën startues në ndeshjen e Lazios ndaj Sassuolos duke e mbajtur në “xhep” Berardin./Indeksonline/