17:00 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Ylli i Lazios konsideron seriozisht ofertën e Barcelonës

Sipas një raporti nga La Gazzetta Dello Sport këtë mëngjes, FC Barcelona e ka bërë të mendoj seriozisht qendërmbrojtësin e Lazios, Stefan De Vrij, i cili së shpejti do të jetë një lojtar i lirë.

De Vrij, 26 vjecarë, gjatë dy sezoneve të fundit kishte performanca mjaft të mira, që nga ardhja e tij nga Feynoord më 2014.

“Ai ka qenë një profesionist shembullor dhe e falënderojmë atë për atë që ka bërë si dhe atë që ai do të bëjë deri në fund të sezonit. Ai i dha shumë klubit, ashtu siç i dhamë një marrëveshje të madhe atij, por rrugët tona do të ndahen në qershor” , kishte deklaruar drejtori sportiv, Igli Tare.

Kishte shumë zëra në qarkullim që thonin se Inter është pretendenti kryesor për të nënshkruar me holandezin, por në mëngjesin e sotëm, sipas La Gazzetta, marrëveshja me zikaltërit është në dyshim të madh pas interesimit të Barcelonës. De Vrij tani është duke menduar seriozisht për një lëvizje të mundshme në ‘Camp Nou’ verën që vjen. /IndeksOnline/

Temat: