20:58 / E Martë, 01 Janar 2019 / indeksADMonline

Ylli i Liverpool i palumtur, mendon largimin drejt Francës!

Mbrojtësi anësor spanjoll, Alberto Moreno është shprehur publikisht jo i lumtur me trajtimin që po e merrë nga trajneri Jurgen Klopp.

Duke e parë që nuk po merrë minuta, Moreno po e mendon largimin, transmeton Indeksonline.

Sipas gazetës franceze ‘L’equipe’, ekipi Marseille po e monitoron situatën e spanjollit.

Marseille është në telashe për një mbrojtës të krahut të majtë dhe Moreno është një nga opsionet e ekipit francez.

Spanjolli është paraqitur vetëm dy herë në 20 ndeshje të Premier Ligës për Liverpool këtë sezon./Indeksonline/