16:22 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ylli i Liverpoolit bëhet bashkëlojtar me Donis Avdijaj

Daniel Sturidge ka arritur në Turqi ku do të kryej testet mjekësore te skuadra e Trabzonspor.

29 vjeçari u la i lirë nga Reds gjatë verës pas qëndrimit gjashtë vjeçar në Anfield, shkruan Indeksonline.

Në korrik, Sturridge u ndalua të luante futboll për dy javë dhe u gjobit 75,000 euro pasi u shpall fajtor për shkeljen e rregullave të basteve.

Atij iu dha një ndalesë gjashtë javore, katër prej të cilave u pezulluan dhe ishte e lirë të luante përsëri më 31 korrik.

Në Trabzonspor Sturidge do të luaj së bashku me yllin e Kosovës, Donis Avdijaj. /IndeksOnline/