13:45 / E Hënë, 07 Qershor 2021 / AR

Ylli i ‘One Direction’ e konfirmon ndarjen nga partnerja disa muaj pas fejesës!

Liam Payne i ka dhënë fund fejesës me modelen Maya Henry.

Ai ka zbuluar se tashmë është single, transmeton Indeksonline.

Liam ishte në një lidhje me Cheryl nga 2016 në 2018 (Kredia: Liam Payne / Instagram)

Sipas Liam, kjo ishte zgjedhja më e mirë për të dy.

“Unë ndihem i zhgënjyer nga vetja, dhe nuk dua të lëndoj njerëzit rreth meje. Dua të punoj për veten para se ta lëndoj dikë tjetër” tha ai.

Liam dhe 21-vjeçarja Maya konfirmuan fejesën e tyre në gusht të vitit 2020, duke zbuluar lajmin për Good Morning America./Indeksonline/

Instagram / Liam Payne