20:30 / E Diele, 04 Dhjetor 2022 / AR

Ylli i OnlyFans/ Kaq milionë është vlera neto e Demi Rose

27 vjeçarja nga Birminghami është një modele që po ‘përvëlon’ me postimet në rrjetet sociale.

Ajo ka marrë pjesë edhe në klipin e këngës “How Many Times” të Dj Khaled, transmeton Indeksonline.

Demi Rose Mawby (Foto nga Gareth Cattermole/Gareth Cattermole/Getty Images)

Në llogarinë e saj në Instagram ka më shumë se 19 milionë ndjekës.

Ajo ka hapur edhe një llogari në ‘OnlyFans’. Tani, modelja britanike dhe ylli i mediave sociale ka një vlerë neto prej rreth 4 milionë dollarë, sipas Celebritynetworth.com .

Vlen të theksohet se për një kohë të shkurtër ka qenë në lidhje dashurie me reperin amerikan Tyga, i cili është ish i dashuri i modeles amerikane, Kylie Jenner./Indeksonline/