21:40 / E Hënë, 25 Janar 2021 / OSH

Ylli i Real Madrid rezulton pozitiv me koronavirus

Futbollisti i Real Madridit, Nacho Fernandez ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi madrilen përmes një komunikate.

Në komunikatë, klubi nuk tregoi fare për gjendjen e tij, duke dhënë vetëm informacionin që mbrojtësi spanjoll ka rezultuar pozitiv me koronavirus.