Ylli i ri i Realit mund të marrë rrugën për në Angli, kërkon minutazh të rregullt
Ylli në rritje i Brazilit dhe Real Madridit, Endrick përsëri po lidhet me një largim në formë huazimi, me Tottenhamin dhe Juventusin që janë të interesuar për të.
Braziliani e kompletoi transferimin në kryeqytetin spanjoll gjatë kësaj vere, menjëherë pasi i mbushi 18 vjet.
Ai konsiderohet të jetë një nga lojtarët më të mirë të ri, por te Real Madridi po ka një konkurrencë të ashpër me Kylian Mbappen, Vinicius Juniorin dhe Rodrygon.
Endrick ka luajtur vetëm 39 minuta në La Liga këtë sezon, edhe atë shtatë herë si zëvendësues, derisa ka shënuar 2 gola në të gjitha garat këtë edicion.
Thashethemet për një largim të brazilianit në janar janë mohuar fillimisht nga Reali, por tash duket se nga klubi spanjoll kanë ndërruar mendje dhe po i konsiderojnë disa opsione.
Sipas “Fichajes”, largimi i tij në formë huazimi mund të ndodhë qysh në ditët e para të vitit 2025, me Real Madridin që po dëshirojnë t’i sigurojnë atij minutazhë të rregullt.
Raportohet se Endrick – i cili ka pohuar se është një fans i madh i Bobby Charlton- mund të përfundojë te Tottenhami si huazim, teksa për të, interes të madh ka shprehur edhe Juventusi.