14:21 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ylli i skuadrës lë stërvitjen në gjysmë, çfarë po ndodhë te Real Madridi?

Real Madridi është stërvitur në ”Red Bull Arena” të Nju Xhersit në mbrëmjen e djeshme.

Ndërsa, Toni Kroos është detyruar të largohet nga seanca pak para përfundimit të saj, transmeton IndeksOnline.

Pas një ndeshje testuese në fushë të vogël, gjermani i tregoi stafit të Julen Lopetegui se po largohet nga seanca.

Mbetet të shihet nëse ai do të rikuperohet nga lëndimi për t’u përballur me Romën sonte.

Image result for kroos

Teksa, Jesus Vallejo, gjithashtu është duke vuajtur nga një lëndim në këmbë, i cili e detyroi ta humbiste ndeshjen me Juventusin.

Spanjolli madje mungoi edhe në seancën e djeshme stërvitore, ku ishin të pranishëm mbi 3000 tifozë të Real Madridit./IndeksOnline/