16:33 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ylli i Tottenham detyrohet të izolohet shkaku i koronavirusit

Son Heung Min do të detyrohet të izolohet për dy javë pas kthimit të tij në Angli nga Koreja e Jugut.

Yllit të Tottenham iu dha leja që të kthehej në vendlindje për t’iu nënshtruar një operimi për krahun e thyer, transmeton IndeksOnline.

Mirëpo sipas raportimeve të fundit futbollisti pas kthimit në Angli do të izolohet për dy javë pasi që duhet ndjekur protokollin për tu mbrojtur nga kjo sëmundje.

Po ashtu për këtë foli edhe trajneri i futbollistit, Mourinho i cili tha “Unë mendoj se këshilla normale vjen nga autoritetet, vjen nga qeveria. Nuk do të bëj ndonjë koment, nuk jam specialist. Unë thjesht marr këshillat ligjore dhe atë që klubi im merr nga autoritetet, dhe natyrisht ne ndjekim gjithçka”.

“Ku do të jetë ai? Unë nuk e di se si të jem specifik me këtë, di vetëm se duhet të ndjekim disa protokolle të sigurisë”, u deklarua Mourinho./IndeksOnline/.