23:30 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ylli turk kapet me tifozët në miqësore, shikoni prapaskenat e këtij rasti (Video)

Ylli i futbollit turk, Cenk Tosun është përplasur me disa tifozë në miqësoren e zhvilluar në Zvicër në mes të Turqisë e Tunizisë. Pasi Tosun shënoi gol nga penalltia, disa tifozë e provokuar atë me brohoritje.

Futbollisti i Evertonit nuk arriti të mbajë veten duke filluar të konfrontohet nga fusha me ta.

Pas nxehjes së gjakrave, gjyqtari e përjashtoi atë nga ndeshja duke i dhënë karton të kuq.

Mediat turke raportojnë se Tosun shpërtheu pasi që në stadium ndodheshin babai dhe xhaxhai i tij të cilët dyshohet se janë provokuar nga një pjesë e tifozëve./Indeksonline/