21:45 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

Yllka Gashi dhe bashkëshorti i saj japin votën e tyre, mbështesin Joe Bidenin për president

Yllka Gashi e ka mbështetur Joe Bidenin.

Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi dhe bashkëshorti i saj, e kanë kryer obligimin e tyre qytetar.

Ata kanë dalë për të votuar dhe publikisht kanë treguar se votën e tyre ia kanë dhënë Joe Bidenit për president të SHBA-së.

“Ne votuam, le ta bëjmë sërish Amerikën të mirë”, ka shkruar Yllka pranë fotos.

Çifti së bashku me vajzën e tyre ka kohë që janë shpërngulur në Amerikë, atje ku jetojnë dhe veprojnë, megjithatë vizitat e tyre në vendlindje janë të shpeshta.

Yllka madje në fillim ka treguar nëpër intervista se nuk e ka pasur aspak të lehtë.