75 Mall Live Search
22:01 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Ymeri: Dhashë dorëheqje, sepse Kurti është bërë njeriu i vetëm në Vetëvendosje

Ish-kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, ka kritikuar qasjen e përdorur nga kryetari i zgjedhur i këtij subjekti Albin Kurti i cili më nuk është duke u parë si njeriu kryesor por si njeriu i vetëm i Vetëvendosjes.

Për gjatë 12 viteve që ka ekzistuar Lëvizja Vetëvendosje është parë nga jashtë sikur njeriu kryesor është Albin Kurti i cili edhe ka qenë një kohë njeriu kryesor. Mirëpo dallimi me sot është se Albin Kurti nuk shihet më si njeriu kryesor por si një njeri i vetëm nga pjesë e aktivistëve dhe ky është problemi kryesor. Vetëvendosje tani funksionon në bazë të rregullave ushtarake”, ka thënë Ymeri, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se përkundër përpjekjeve të tij për ti zgjidhur dallimet për brenda partisë, një vullnet i tillë nuk ka ekzistuar tek Albin Kurti.

“Dhashë dorëheqja sepse nuk kishte vullnet nga Albin Kurti në mënyrë që ti gjejmë një zgjidhje pas tentimeve të mija të pa numërta që ta kemi një zgjidhje”, ka thënë Ymeri. /Indeksonline/

Temat: